☎ +355 67 206 8200 ✉ [email protected]

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë

25 Tetor, 2026 · 2 min lexim · Uncategorized

Shqipëria ësht e përshtatshme pothuajse në çdo stinë, por muaji i duhur varet nga ajo që dëshiron të bësh. Ja si ndryshon viti për plazhet, qytetet dhe malet.

Pranvera (prill–qershor)

Pranvera ësht një nga stinat më të këndshme për vizita. Temperaturat janë të buta, natyra ësht e gjelbër dhe vendet arkeologjike si Butrinti dhe Apollonia janë të qeta. Deti ësht ende i ftohtë, prandaj i përshtatet më shumë qyteteve, vendeve të UNESCO-s dhe ekskursioneve ditore se notit.

Vera (qershor–gusht)

Vera ësht stina e plazhit në Rivieren Shqiptare, në Sarandë, Ksamil, Vlorë dhe Durrës. Ësht edhe periudha më e zhurmshme dhe më e nxehtë, ndaj rezervo akomodimin dhe transportin heret dhe planifiko vizitat në mëngjes ose në mbrëmje. Zonat malore si Valbona dhe Theth janë më të freskta dhe të hapura për ecje nga fundi i pranverës deri në fillim të vjeshtës.

Vjeshta (shtator–tetor)

Fillimi i vjeshtës ka det të ngrohtë dhe më pak vizitorë, ndaj shtatori ësht zgjedhje e mirë për një kombinim plazhi dhe vizitash. Tetori ësht më i fresktë dhe i përshtatet qyteteve, kuzhinës dhe verit.

Dimri (nandër–mars)

Dimri ësht stina e qetë. Qytetet në ultësirë kanë mot të butë por mund të jenë me shi, ndersa malet kanë borë dhe disa rrugë ose guesthouse mbyllen. Ësht kohë e mirë për qytete si Tirana, Shkodra ose Korça dhe për ata që dëshirojnë çmime të ulëta pa turma.

Pra, kur duhet të vish?

Për një udhëtim të parë që kombinon kulturën dhe bregdetin, shtatori ose muajt qershor dhe maj janë zgjedhje e sigurt. Për not, planifiko korrikun deri në fillim të shtatorit. Për ecje në Alpet Shqiptare, zgjidh fundin e qershorit deri në shtator.

Ture që funksionojnë në shumicën e stinëve

Nuk e di cila stinë i përshtatet planeve të tua? Mund të sugjerojmë data dhe ta ndërtojmë itinerarin për ty. Shiko të gjitha turet e organizuara, kërko një udhëtim të personalizuar ose kontakto ekipin tonë në Tiranë.

Ndaje Facebook WhatsApp Email