• Overview
  • Trip Outline
  • Trip Includes
  • Trip Excludes
  • Booking
  • FAQ

Detajet e turit

Dita e Parë. Nisja nga Tirana me autobuz në drejtim të Maqedonisë. Gjatë rrugës, pushime per kafe.
Mbrritja në Shkup dhe pushim per dreke. Nisja nga Shkupi në drejtim te Bullgarisë. Gjatë rrugës,
pushime per kafe. Mbërritja në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë. Mëngjesi në hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit: Fillon nga Hotel Sheraton
Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiiska, Sinagoga Hebraike e Sofjes,
Tregu Qendror, St. George Rotanda, Presidenca, Sheshi Battenberg, Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri
Kombëtar "Ivan Vazov", Kisha Ruse, Monument i Ushtarëve të Panjohur, Akademia e Shkencave
Bullgare, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe
Crypt. Pasdite nisja për në Bukuresht. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Bukuresht.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Bukureshtit. E fillojme me vizitë jashtë
Bukureshtit: Manastiri Snagov, ku mendohet se është varrosur Vlad Tepes, i njohur si Dracula. Me pas i
drejtohemi qendres se qytetit te Bukureshtit ku vizitohen: Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi
Victoriei, Sheshi Revolucionit, Statujen e Naim Frasherit dhe Ndërtesa e Parlamentit. Vizite ne qytetitn e
vjeter te Bukureshtit; Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me
patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Gjate Drekes - Shetitje tek
Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit,
Kohe e lire per te konsumuar dreke. Pasdite, vizite tek Piata Uniiri me shatervanet - qendra tregtare me
te njejtin emër Uniiri Shopping Mall. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt. Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Gjatë rrugës pushime të shkurtra për kafe, drekë
dhe darkë. Mbërritja në Tiranë.

Në Pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

No details found.

No details found.

No details found.

  • Pricing Name
    Start
    End
    Group (Min-Max)
    Pricing
     
  • Pricing Name Price
    Start
    End
    1 - 100 Pax
     
    Available Seats: 100

    Adult ( 1 - 100 Pax ) 149.00 0.00 /Person

    - +

No Details Found