• Overview
  • Trip Includes
  • Trip Excludes
  • Booking
Hoteli Lichnos Beach eshte nje parajse e fshehur ne Greqi; i ndodhur ne gjirin piktoreske te esmeralde te Lichnos ne Detin Jonian, hoteli karakterizohet nga apartamente luksoze, suita luksoze dhe vila te bollshme, te gjitha te karakterizuara nga luksi dhe eleganca. Udhëtaret kerkues ne kerkim te nje dhome ne Parge, me te gjitha pajisjet moderne dhe pamje te mrekullueshme nga deti, do te jene padyshim te kenaqur ne keto dhoma te Parges, te dizenjuara dhe mobiluara ne nje menyre qe kombinon sofistikimin dhe funksionalitetin. Si ne pushime familjare apo ne nje arratisje romantike per ciftet, ky akomodim i Parges synon te perkedhele vizitoret duke ofruar mikpritje te klasit te pare. Akomodimi ideal per familjen ne Parge ndodhet ne plazhin magjik ranor te Linchos, i famshem per ujerat e tij transparente. Per me teper, ky akomodim ne Parge ofron nje pishine te pafund, ku femijet dhe prinderit kenaqen shume dhe shijojne diellin. Sportet e ujit, disa prej te cileve mund te luhen dhe familjarisht, mund te gjenden ne plazh. Kopeshti me siperfaqe mbi 20.000 m2 eshte i duhuri per eksplorime, lojera argetuese si dhe shetitje te kendshme. Nga ana tjeter, keto dhoma ne Parge ndodhen shume prane me qytetin magjepses te Parges, i cili eshte perfekt per shetitje romantike ne muzg ose per te shijuar jeten e nates plot gjalleri ne lokalet dhe restorantet e Parges.Hoteli Linchos Beach siguron lloje te ndryshme dhomash dhe te gjitha ofrojne nje pamje te detit perrallore. Keto dhoma ne Parge mund te mikpresin dy deri ne gjashte mysafire dhe siperfaqja e tyre e brendshme varion nga 22.5 deri ne 78 metra katrore. Ky akomodim elegant i Parges eshte dekoruar me pelhura, materiale dhe mobilje te klasit te larte, nderkohe qe te gjitha dhomat kane nje ballkon ose tarrace me nje pamje fantastike te detit. Udhetaret te cilet deshirojne dhoma ne Parge qe do i perkthedhelin ata me pajisje te jashtezakonshme si Jacuzzi private ne ambientet e jashtem, duhet te zgjedhin Suiten Luksoze Junior te Linchnos me Pamje nga Deti- Jacuzzi ne ambjentet e jashtme, te gjendura si ne ndertesen kryesore buze pishines, ashtu dhe me pamje nga deti. Arkitektura e hotelit e ben ate te duket si nje pjese integrale te natyres perreth dhe vizitoret ne cdo suite, apartament apo vile do te shijoje driten natyrale dhe puhizen verore qe vjen nga Deti Jonian. Gjithashtu, jane dizenjuar dhoma posacerisht per ciftet dhe jane krijuar te tjera specifikisht per te pritur familje. I gjithe akomodimi te ofron nje ndjesi trajtimi mbreteror, perfshire pajisjet e tualetit, rrobedishamper dhe pandofla, nderkohe qe televizioni kabllor/satelitar eshte mund te shihet ne televizore me ekran te sheshte. Sigurisht qe interneti me shpejtesi te larte/WiFi sigurohet falas per te gjithe vizitoret. Pervec elegances dhe sharmit qe e bejne Hotelin Lichnos Beach te spikase nder zgjedhjet e tjera te akomodimit ne Parge, nje karakteristike dalluese qendron ne faktin qe te ftuarit ne hotel nderveprojne gjate gjithe qendrimit te tyre me nje staf te ngrohte, te miretrajnuar, miqesor dhe te kujdesshem. Hoteli ka këto ambjente: Pishinë e hapur, kopësht, tarracë, verandë. Organizohen këto aktivitete: Peshkim, kanoe, serfing, zhytje, sporte uji, masazh, plazh privat, Në Dhoma ka: Telefon, Kanale Satelitore, TV me ekran të sheshtë
  • Hoteli ka: 2 Restorante
  • Bar
  • Snack bar
  • WIFI falas në të gjithë Hotelin
  • Parkingu: Falas
  • Shërbime në dhomë.
Dhomat mund të mbajnë ekstra vetëm një beb. Krevati për bebin do të ofrohet falas nëse do të ketë disponibël. Përshkrimi i dhomave: Dhomë Superiore Pamje nga Deti- Kjo është një dhomë për dy persona (+1 beb ose 1 Fëmijë me sofa bed) me madhësi prej 22.5 metra katrorë, ku disponon një ballkon privat me një pamje të mrekullueshme nga deti Jon. Dhoma ka klimatizim, TV kabllor/satelitor, banjo me tush, minibar, frigorifer, rroba banjo, pantofla, si dhe pajisje tjera të banjos. Poashtu interneti Wi-Fi është i disponueshëm, si në të gjitha dhomat tjera të hotelit.Dhoma Mrekullia Dyshe është e pajisur me një dizajn bashkëkohor dhe është e mobiluar me stil dhe elegancë. Kjo dhomë e shkëlqyer është poashtu e pajisur me një shtrat të gjerë për dy persona apo me dy shtretër dhe është ideale për qifte apo për shokë të cilët kanë dëshirë të përjetojnë një pushim të mirë dhe relaksues.Ju lutemi të keni parasysh se këto lloje të dhomave janë të vendosura në ndërtesën kryesore përballë pishinës. Dhomë Executive Pamje nga Deti-Kjo është një dhomë e madhe dhe e ndritshme me një interier komfort me madhësi prej 28.10 metra katrorë dhe me një ballkon të gjerë privat që ofron pamje të pa penguar të detit Jon. Dhoma Dyshe Ekzekutive mund të akomodojë deri në 3 persona, pasi që ka një shtrat të gjerë për dy persona dhe një shtrat divani. Këto dhoma janë një akomodim ideal për familjet me një fëmijë .Dhomat janë të pajisura me klimatizim dhe ngrohje, frigorifer, minibar, TV me ekran të sheshtë dhe programe satelitore, pajisje për bërjen e kafesë, banjo me dush, rroba banjoje, pantofla, dhe pajisje tjera shtesë të nevojshme për banjo; me një fjalë çdo gjë që është e nevojshme për një pushim të mbarë në Greqi. Ju lutemi keni parasysh se këto lloje të dhomave janë të vendosura në ndërtesën kryesore pranë pishinës. Dhomë Standart Lux Pamje Beachfront- Dhomat Dyshe Luksoze në Ndërtesën pranë Plazhit kanë një mundësi për të pasur qasje direkte në plazhin e mrekullueshëm të Lichnos. Dhomat e shëndritshme kanë një hapësirë shumë komfore në madhësi prej 25.10 metra katrorë si dhe verandë në madhësi prej  8.50 – 11.90 metra katrorë me një pamje të shkëlqyer nga deti. Ngjyrat e ndezura dhe një mobilim minimal, janë faktorë ideal për një jetë në plazh, ku dhomat ofrojnë të gjitha pajisjet bashkëkohore, duke përfshirë klimatizimin, ngrohje, frigorifer, pajisje për kafe, minibar, TV satelitor me ekran të sheshtë, banjo me dush, rroba banjoje, pantofla, si dhe pajisje tjera të nevojshme për banjo.Dhomat Dyshe Luksoze mund të akomodojnë deri në tre persona,  dy persona të rritur dhe një fëmijë, në një hapësirë të bollshme dhe relaksuese me shtretër të dyfishtë dhe me banjo me hapësirë të madhe. Luxury Junior Suitë 1 Dhomë Gjumi Pamje nga Deti -Mysafirët që zgjedhin këtë suit 32 metra katrore, do të kënaqen me bollëkun e pajisjeve që i ofron. Klimatizim dhe ngrohje, dysheme me pllaka/mermer, minibar, TV satelitor/kabllor, pajisje për bërjen e kafesë, banjo me dush, shtrat divani, rroba banjoje, pantofla, dhe pajisje tjera të nevojshme për banjo, të gjitha pjesë të komforit që ofron kjo lloj dhome. Për më shumë, ballkoni i saj i gjerë apo veranda janë të pajisura me mobilje për ata mysafirë që dëshirojnë të kënaqen me pamjen e mrekullueshme dhe me ujërat blu të detit Jon.Kjo lloj dhome mund të akomodojë deri në 3 persona. Dhoma ka një hapësirë apartamenti e mobiluar me elegancë, me theks të veqantë në funksionalizimin e saj dhe në ngjyrat e ndritshme.Ju lutemi keni parasysh se këto lloje të dhomave janë të vendosura në ndërtesën kryesore pranë pishinës. Junior Suitë Superiore - Me një kapacitet deri në katër persona, kjo suit i bënë vizitorët të ndihen si në shtëpitë e tyre! Suita ka dy dhoma të ndara me një hapësirë totale prej 39.50 metra katrorë, e ndarë estetikisht për ta maksimizuar privatësinë dhe të jetë sa ma praktike. Ky lloj i dhomës me hapësirë të bollshme ka një pjesë komfore për tu ulur dhe dy televizorë, ku pastaj ka qasje në një verandë private me një pamje madhështore dhe panoramike të detit dhe e cila është e mobiluar me mobilje të dizajnuara për jashtë.Këto suita posedojnë klimatizim dhe ngrohje, tavolinë pune, banjo me vaskë dhe dush, minibar, pajisje dhe aparat për bërjen e kafesë, tharje të flokëve, TV satelitor/kabllor, rroba banjoje, pantofla dhe pajisje tjera të nevojshme për banjo. Atmosfera e përgjithshme është shumë elegante dhe relaksuese, me tonalitete të buta dhe me mobilje të klasit të parë.Ju lutemi keni parasysh se këto lloje të suitave janë të vendosura në ndërtesën kryesore pranë pishinës. Executive Junior Suitë me Jacuzzi Pamje nga Deti - Suita Junior Ekzekutive me ngjyrat e saja të ndritshme, me një interier të shkëlqyer të madhësisë 38.30 metra katrorë si dhe me një hapësirë të jashtme të gjerë prej 34-35 metra katrorë, është e krijuar për vizitorët që janë në kërkim të luksit dhe komforit. Dhomat elegante do ti lazdronin mysafirët duke iu ofruar mikëpritje të klasit të parë; me një xhakuzi të vendosur në verandën e gjerë, me pamje të mrekullueshme që të ndalin frymën, me mobilim qetësues për sy. Ky lloj akomodimi do ti plotësonte edhe nevojat e pushuesve me kërkesa të mëdha. Këto lloje të suitave mund të akomodojnë deri në tre persona dhe janë të pajisura me aparatura moderne si TV me ekranë të sheshtë, kanale satelitore, arkë për siguri të depozitave, klimatizim dhe ngrohje, zona komfore të pushimit, dysheme të bukura prej pllakave/mermerit, pantofla dhe mjete higjenike banjoje falas, rroba banjoje, si dhe pajisje dhe aparaturë për bërjen e kafesë.Ju lutemi keni parasysh se këto lloje të suitave janë të vendosura në ndërtesën kryesore pranë pishinës. Junior Suitë Familjare Pamje Beachfront   - Suitat familjare janë të përbëra nga dhoma me nga dy hapësira të ndara në mënyrë estetike, në mënyrë që të sigurojë funksionalitet dhe privatësi. Këtë suite posedojnë vend të posaçëm për ulje dhe relaksim, banjo të mëdha me vaskë dhe dush tropikal apo me kabinë tropikale e ndarë veqmas, si dhe dy televizorë, me një hapësirë të brendshme në total prej 40 metra katrorë.Hapësira jashta suitës është vërtetë impresive, pasi që ky lloj akomodimi posedon veranda gjithëpërfshirëse ku madhësia e tyre varion prej 14 deri në 16 metra katrorë. Të lexosh një libër, të kënaqesh me pamjen madhështore të detit, të rrezitesh, të vështrosh pamjen e mrekullueshme të perëndimit të diellit ose edhe të vështrosh pamjen mahnitëse të qiellit, këto janë vetëm disa gjëra që mund ti bëni dhe përjetoni duke qëndruar në këto veranda të bukura! Suitet Familjare shumë lehtë mund të akomodojnë dy deri në tre të rritur dhe një fëmijë. Junior Suitë Deluxe me Jacuzzi Pamje Beachfront  -Të vendosura pranë plazhit, këtë Suita Luksoze gofrojnë të gjitha llojet e komoditetit dhe pajisjet që i nevojiten një familje, e ndoshta edhe më tepër se kaq! Me një pamje të pa penguar në drejtim të ujërave blu të detit Jon, këto suita posedojnë një sipërfaqe të brendshme në madhësi prej 37.50 deri në 40.00 metra katrorë, të dekoruara me stil dhe elegancë. Drita e diellit si dhe ngjyrat e ndritshme krijojnë një atmosferë shumë të këndshme, të harmonizuar në mënyrë perfekte me ngjyrat e e një vere greke.Hapësira jashtë suitës hudh në pah një veçori të luksit të këtij akomodimi me një xhakuzi të vendosur në verandën e bukur që ka një madhësi prej 14 deri në 26 metra katrorë.Këto Suite Luksoze i mirëpresin ngrohtësisht dy deri në tre persona të rritur plus një fëmijë dhe premtojnë një pushim relaksues me një mikëpritje të klasit të parë në plazh. Honeymoon Junior Suite with Sea View - Outdoor Jacuzzi   -Suita përbëhet prej dy dhomave të ndara në mënyre estetike, kështu duke formuar një interier të përgjithshëm në madhësi prej 45 metra katrorë, kjo suit mund të pres ngrohtësisht edhe deri në dy persona të rritur dhe dy fëmijë, Suita është e dekoruar me ngjyra të bukura të ndritshme duke vënë në theks dritën natyrale në arkitekturën e saj. Veranda e gjerë jo vetëm që ofron një pamje të madhërishme nga deti, por poashtu ka edhe një xhakuzi të jashtëm. Kjo dhomë ka edhe klimatizim, ngrohje, kanale satelitore, TV me ekran të sheshtë, arkë për siguri të depozitave, minibar, frigorifer dhe aparaturë për bërjen e kafesë; të gjitha këto duke kontribuar në qëndrimin relaksues dhe luksoz. Ju lutemi keni parasysh se këto lloje të suitave janë të vendosura në ndërtesën kryesore pranë pishinës.
  • Akomodimi ne hotel
  • Sherbimi mengjesi dhe darke
  • Taksa e turistit paguhet ne hotel
  • Transporti vajtje - ardhje
Please wait...