• Overview
  • Trip Includes
  • Trip Excludes
  • Booking
Ikos Olivia është vetëm  45 minuta nga Aeroporti  Ndërkombëtar I Selanikut (SKG) në një nga zonat më të bukura të Greqisë e ndodhur në qytetin e bukur të Halkidikisë. Bukuritë natyrore të kësaj zone nuk e bëjne vetëm klima e bukur edhe plazhet e saj terheqësë por edhe ngrohtësia dhe dashamirësia e popullit vendas e bëjn atë një destinacion popullor për vizitoret grekë dhe të huaj. Qyteti I bukur Gerakini ndodhet vetëm 20 minuta në këmbë nga hoteli, me portin e bukur ,tregjet dhe tavernat  tradicionale ku ju mund të shijoni ajrin e freskët të detit dhe gatimet tradicionale greke. Për ata që duan të lëvizin , Gerakini të jep mundësinë për të shëtitur ,mund të vizitohet kisha e njohur me emër Kisha e Shën Patron Agioi Theodoroi,ky qytet eshte I njohur për zhvillimin e ullirit.Por më e bukura është se mund të shijojnë jetën e gjallë  të Selanikut, I njuhur si qyteti I dytë më I madhi Greqisë. Ikos Olivia përbëhet nga tre pishina të  jashtme  edhe një pishinë e brëndshme , si dhe SPA. E vendosur në baza të gjera me një fushë tenisi, dyqane dhe 5 restorante, ajo ofron strehim elegant me WiFi edhe me parking pa pagesë. Ikos Olivia është e dekoruar me tone të lehta të gjitha njësitë në Ikos Olivia ofrojnë pamje nga pishinë, pamje nga kopështi . Secili ka një TV të sheshtë, TV satelitor dhe DVD player. Një aparat kafeje dhe minibar janë gjithashtu të përfshira. Banjo moderne  me një dush / ose vaskë. Disa lloje të akomodimit kanë një kopsht privat. Në fund të ditës klientët mund të pushojnë ne 291 dhoma me stil mesdhetar me ngjyra të lehta që të jep qetsinë që klientët kërkojnë. Këto dhoma janë të ndara 142 dhoma gjumi dhe suita të vogla së bashku  me 149 suita njëkatëshe private . Klientët mund të pushojnë në ballkonet e tyre private, pishina private, kopshte të bukura. Ky  është një destinacion për të ndarë momentet me të bukura e të  paharrueshme me familjen dhe miqtë tuaj. Sherbimi I ofruar është ne standartet më të larta duke ju ofruar qetësinë, relaksin që ju keni kërkuar. Duke ju ofruar aktivitete të ndryshme për tjua a bërë ditën edhe më të bukur. Stili,sherbimi dhe komoditeti që ofrohet padyshim që mbetet si një nga eksperiencat tuaja më të paharrueshme. Koncepti : Ultra All Inclusive Pijet  : Gjatë vakteve, verë, ujë, birrë, pije të buta dhe freskuese kafe, pije të ngrohta, koktelile  shërbehen nga ora 10:00 deri në 02:00 në bare të caktuara. Gjithashtu ofrohet : Snack bar në pishinë, beach bar, lobby bar, entertainment bar dhe disco/night club. Aktivitetet : Gjatë ditës  mund të luani boccia, mësime sirtaki (kërcim grek), mësime gatimi, gjuhe greke dhe mitologji, volleyball, water basket, aqua aerobics, darts, bilardo, stretching, quizzes, table tennis dhe shumë lojra të tjera. Gjatë pasdites show dhe muzikale, performanca live në skenë, Teatër, Night Club, muzikë live në barin kryesor të hotelit, mini krocera me perëndimin e diellit, kokteile mikpritjeje si dhe kokteil party, show në kinema dhe show për fëmijët. Ushqimi :  Mëngjes American (07:30-11:00), Dreka (12:30-14:30) dhe Darka (18:00-21:00), të gjitha në stil bufe, shërbehen të gjitha tek restoranti kryesor - Thalassa. Klientët mund te preferojnë gjithashtu restorantet A la Carte si ai Italian - Mare Mar ose atë Asiatik - Asian Mahi Mahinga ora 19:00-22:00. Në dizpozicion është dhe taverna Greke - Pelagos për klientet ne All Inclusive ku shërbehet në stil bufe nga ora (13:00-15:00) dhe darka A la Carte(19:00-22:00). Sandwiche dhe fruta ofrohen gjatë ditës tek beach bar - i dhe në pasdite kafe, embelsira dhe akullore. Objektet  sportive : squash (2 fusha dhe pajisje), tennis, fitness club, scuba diving (parapërgatitje 1 orë kurs në pishinë ), snorkelling, pedaloes (2 orë/javë/dhomë), windsurfing (2 orë/javë/dhomë, kërkohet licensë), catamaran (2 orë/javë/dhomë, kërkohet licensë, me rezervim), canoes, table tennis, beach volley ball, aerobics, biçikleta (2 biçikleta për dhomë për 8 orë 1 herë në javë), lojë me shigjeta, boccia, bilardo, gjuajtje me hark, një pishinë private (me përdorimin e deluxe junior dhe deluxe suites me seksion për fëmijët), pishinë në stil lagune, pishinë për fëmijët, pishinë e brendshme, Jacuzzi, banjo me avull and sauna, shezllonge, çadra dhe peshqirë, lojra të ndryshme dhe animacion për fëmijët, filma dhe lojra në ambiente të brendshme.
  • Akomodimi ne hotel
  • Sherbimi mengjesi dhe darke
  • Taksa e turistit paguhet ne hotel
  • Transporti vajtje - ardhje
Please wait...