- Overview
- Trip Includes
- Trip Excludes
- Gallery
- Booking
Grupi Laguna Blue është krenar të prezantoje fshatin e ri luksoz me 5 yje I cili ndodhet në plazhin e Kalives, Halkidiki vetëm një shetitje e shkurtër nga aeroporti Makedonija, në Golf Toronian ne gishtin e dytë të gadishullit Halkidiki. Ky hotel plotëson të gjitha pritshmërite; luks dhe rehati, disa pishina dhe Spa, aktivitete dhe shërbime për fëmijë dhe sportive, me pak fjalë vendi perfekt per pushime familjare. Dhomat e Blue Lagoon jane të pajisura me të gjitha komfortet: - ajër i kondicionuar, TV satelitor, telefon, internet, frigorifer, ibrik elektrik çaj / kafe, rrobdeshamber dhe pantofla. Ka një gamë të gjerë të llojeve të ndryshme të dhomës në ofertë duke filluar nga dhomat me pamje nga kopshti dhe pamje ato me pamje nga deti, suita e vogël me pamje nga kopshti ose pishina e perbashkët deri në suitat luksoze me pishinë private. Vendodhja në plazh me rërë të artë dhe ujë kristal te qartë qe reflekton gjelbërimin e thellë të pyllit me pisha krijojne ambjentin e përsosur për fillimin e ëndrrave tuaja. Restorant Egjeu gjendet në ndërtesën kryesore, me ambjent të brendshem dhe të jashtëm në dispozicion për mëngjes dhe darkë (stil bufe e hapur). Zona e femijëve për darkë . Mylos Greek Tavern për drekë bufe dhe (meze) ne darkë, e vendosur në afërsi të plazhit. Green & Grill Restaurant për drekë dhe darkë bufe. Sithonia Main Bar e hapur nga ora 09:00- 02:00, Thalassa Pool Bar (pishinë) e hapur nga ora 10:00- 18:00, Mylos Pool & Beach Bar (e vendosur në afërsi të plazhit) e hapur nga ora 10:00- 22:00, Entertainment Bar hapur gjatë shfaqjeve.
- Akomodimi ne hotel
- Sherbimi mengjesi dhe darke
- Taksa e turistit paguhet ne hotel
- Transporti vajtje - ardhje
Please wait...