- Overview
- Trip Includes
- Trip Excludes
- Gallery
- Booking
Hoteli Oasis me 3 yje ndodhet në Perama, në qendër të Ishullin të Korfuzit, në pjesën perëndimore të tij. Pozicioni i hotelit j’u lejon të shkoni në çdo pjesë të ishullit për një kohë shumë të shkurtër për shkak se është në qendër të ishullit. Perama është një fshat piktoresk dhe i mbushur me gjelbërim. Në Perama, do mund të gjeni restorante, bare, kafe të ndryshme, mini-markete si dhe Agjensi të ndryshme që ofrojnë makina ose motorra me qera.
Shërbimi urban
Ka një linjë autobusi, e cila ju çon nga qëndra e qytetit deri te porta e hotelit.
Distancat
Qyteti i Korfuzit është 7,5 km
Pallati Achilion është 2 km
Aeroporti është 6 km
Fshati piktoresk i Benitses është 4 km në jug
Kodrat Kanoni 1 km
Porti 8 km
Akomodimi
Dhomat e hotelit kanë 180 shtretër në godinën kryesore dhe në Bungalows.
Dhomat disponojnë:
- Sistem qëndror kondicionimi
- Ajër të kondicionuar
- Minibar
- Televizor
- Tharëse flokësh
- Linjë telefonike direkte
- Internet wireless për dhomat brenda zonës së WiFi
- Ballkon me pamje nga deti mbi gjirin e Pontikonisit. Gjithashtu hoteli ka pamje nga kopshti si dhe nga pishina
- Dritare me dopjo xham, të izoluara ndaj zhurmave vetëm për godinën qëndrore
- Restorantet dhe pijet
- Barin e Pishinës ku do mund të shijoni pije të freskëta ose snacks të ndryshme nën hijen e palmave
- Barin e Plazhit, i cili është i hapur vetëm gjatë kulmit të sezonit veror dhe shërben pije të ndryshme dhe snacks
- Bari i Brendshëm, i cili është i haput atëherë kur kushtet e motit nuk të lejojnë për të qëndruar në baret e tjera, të jashtme të hotelit. Në këtë bar është i disponueshëm një televizor plasma me antenë satelitore
- Restoranti me hapësira të brendshme dhe të jashtme për mengjesin dhe vaktet e tjera kur do mund të qetësoheni dhe të mund të keni disa momente relaksi mbi gjirin e mrekullueshëm të Pontikonisit dhe mbi detin Jon. Vakte për vegjerarianët dhe për diabetikët janë të disponueshme nqs i porosisni.
- Recepsion 24 orë në ditë, nga ku mund t’ju ofrohen dhe të merrni informacion për shërbime si: makina ose motorra me qera, këmbim valute, kasafortë, shërbim postar, informacione të përgjithshme, telefon, kënd interneti si dhe internet me bazë të gjerë (broadband)
- Internet pa kabëll falas, që mbulon zonën e pishinës, restorantin, baret, recepsionin dhe shumicën e dhomave.
- Shërbime printimi me një çmim shumë të ulët për klientët tanë
- Parkim privat falas për makinat dhe motorrat
- Shërbime estetike për zonjat që akomodohen në hotel në bashkpunim me një Sallon Bukurie – parukeri. Thjesht, kërkoni për transport falas nga hoteli për te salloni i bukurisë ose ta keni atë shërbim në dhomën tuaj
- Bashkpunim me një Palestër, e cila gjendet rrugës për në qytetin e Korfuzit
- Mundësi për të punësuar baby sitter për ata që dëshirojnë që t’ju mbajnë fëmijët
- Netë tematike (Netët Greke dhe ndërkombëtare me kërcim), të organizuara nga një grup kërcimtarësh profesionist
- Dhomë me antenë satelitore
- Plazh privat me dush, çadra deti dhe shezllone. Pranë hotelit do mund të gjeni një plazh zallor me rërë
- Pishinë me ujë të freskët
- Kënd lojrash për fëmijët
- Akomodimi ne hotel
- Sherbimi mengjesi dhe darka
- Taksa e turistit paguhet ne hotel
- Transporti vajtje - ardhje
Please wait...