Overview
PROGRAMI:
- Dita e parë:
Nisja nga Tirana ne oren 06:00. Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së kontrollit në Qafë Thanë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Më pas na pret qyteti i Shkupit, i vendosur rreth 25 km larg Tetovës. Vizita jone fillon nga shtëpia e Nënë Terezës, për të kaluar më pas tek sheshi i shatërvanëvë “Aleksandri i Madh”, Ura e Gurit, Ura e Artistëve, Blloku i Muzeve, Carshia e Vjeter, etj. Pasi t’i kemi marrë më të mirën e Shkupit nisemi drejt Tetovës, ku do të kemi mundësi të prekim atraksionet turistike më të bukura të qytetit. Akomodohemi në NB HOTEL SPA 5*, ku mund të shfrytëzojmë lehtësirat e hotelit si: pishina dimërore, sauna, jacuzzi dhe banja turke. Darka në restorantin e hotelit dhe mbremja e lirë.
-Dita e dyte:
Pas mëngjesit në hotel do të udhëtojmë drejt qendres se skijimit ne Kodren e Diellit (30 min larg Tetoves). E vendosur midis masivit malor te Bjeshkeve te Sharrit, “Kodra e Diellit” disponon 11 ski-ashensorë, me gjatësi prej 7.7. km, që lidhin shtigjet e skijimit në lartësi prej 1070-2510m. Gjatësia e shtigjeve të skijimit është 20 km nga të cilat 3 janë sipas kritereve të FIS-it (Federates Boterore te Skijimit). Qendrim i lire per te ushtruar sportin e skijimit ku nuk mungojne dhe sugjerimet e guides. Pas drekes, nisja drejt Tiranes. Nisemi në rrugën e kthimit. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!
Trip Outline
No details found.
Trip Includes
No details found.
Trip Excludes
No details found.
Gallery
Booking
Select Date and Pricing Options for this trip in the Trip Options setting.
Select a Date to view available pricings and other options.
FAQ
No Details Found