G e n e r a l  C o n t r a c t

Here you will find General Contract With The Client, please read carefully.

 

Last Update: 15/02/2020 6:29 AM

KONTRATË E PËRGJITHSHME ME KLIENTIN

BAZA LIGJORE:

VKM nr. 65, datë 21.1.2009, “Për kontratat e paketave të udhëtimit“.

Ligji nr. 9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e Konsumatorëve“ i ndryshuar.

Ligji Nr .93/2015, “Për Turizmin“.

 

Ligji Nr.9880 , date 25.02.2008, “ Per neshkrimin elektronik”.

2. PËRKUFIZIME

“Kontratë’: është marrëveshja e lidhur ndërmjet konsumatorit me organizatorin dhe/ose shitësin në të cilën konsumatori detyrohet të paguajë një çmim të caktuar gjithëpërfshirës përkundrejt paketës së udhëtimit të ofruar nga pala organizuese (Operatori Turistik).

Paketë udhëtimi”: është shërbimi që i siguron konsumatorit një kombinim të parapërgatitur të jo më pak se dy nga llojet e mëposhtme të shërbimeve: (i) transporti; (ii) strehimi; (iii) shërbime të tjera turistike, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose strehimin dhe që përbëjnë pjesë të konsiderueshme të paketës; si dhe mbulon një periudhë kohore prej jo më pak se 24 orë ose që përfshin strehimin, të paktën për një natë.

“Operatori turistik” (OT) është personi fizik dhe juridik që zhvillon një veprimtari tregtare, e cila ka të bëjë me dizenjimin dhe organizimin e një udhëtimi/pakete të paraplanifikuar e të promovuar me anë të katalogëve, fletëpalosjeve, reklamave në TV etj., duke qenë përgjegjës për atë produkt, si në rastin e shitjes nëpërmjet agjencive të udhëtimit, ashtu edhe në rastin e shitjes së drejtpërdrejtë te klienti

“Agjenci”: Person juridik i licencuar i cili kryen veprimtarinë e ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive ose kulturore për klientët, në këmbim të pagesës.

“Rezervim”: ruajtja ose porosia e një produkti turistik si udhëtimi, akomodimi ose paketë turistike nga ana e agjencisë, me porosi të klientit.

 

“Konfirmim”: a) verifikimi i disponibilitetit të një rezervimi, ose b) marrëveshja përfundimtare me anë të së cilës klienti shlyen detyrimet ndaj agjencisë dhe agjencia ruan perfundimisht rezervimin e klientit.

“Hotel”: ndërtesë ose një grup i lidhur ndërtesash të pavarura nga ndonjë vendodhje ndërtimi tjetër, me jo më pak se 6 (gjashtë) dhoma, brenda një parcele toke të vetme, në të cilën akomodimi, shërbimet shtesë dhe komoditeti ofrohen për publikun nga një staf i kualifikuar.

“Rimbursim”: shuma e parave që agjencia është e detyruar t’i kthejë klientit në rast të mospërmbushjes së marrëveshjes për faj të saj ose në rastet e parashikuara në këtë dokument.

3. Çmimi

3.1. Çmimi përfundimtar i paketës së udhëtimit është i vendosur në faturën e lëshuar nga Agjensia.

3.2. Në çmimin përfundimtar janë cilesuar dhe saktesuar lehtesisht sherbimet e perfshira dhe ato te cilat jane jashte ketij cmimi dmth sherbime me pagese shtese.

3.3 Çmimi i përcaktuar sipas kësaj kontrate është i pandryshueshëm, përveç rasteve kur: a) ndryshojnë kostot e transportit apo lëndëve djegëse, b) ndryshojnë tarifat në porte dhe aeroporte, c) ndryshon kursi i këmbimit monetar deri në datën e nisjes. Në këto raste ndryshimi i çmimit do të jetë në proporcion me ndryshimin e kostove të sipërpërmendura.

3.4 Rritja e çmimit pergjithesisht i hoteleve apo vilave ndodh si pasoje e ndryshimit apo mungeses se disponibilitetit te kategorive te dhomave. ( klienti rezervon dhome standarte, nderkohe hoteli Brenda 48 oreve konfirmon vetem dhoma superiore te cilat kane cmim me te larte se ai i rezervuar). Kjo rritje do t’i njoftohet konsumatorit të paktën 10 ditë përpara nisjes në udhëtim, ose të shumtën dy ditë nga momenti i rezervimit. Klienti ruan te drejten ne rast mospelqimi te cmimit te anulloje rezervimin pa asnje kosto dhe pagese te detyruar.

 

4. Kushtet dhe mënyra e pagesës

6.1. Kalendari i pagesës

Udhëtari detyrohet të paguajë 30% të çmimit përfundimtar në momentin e rezervimit pasi ka pranuar termat dhe kushtet e ketij sherbimi, si dhe 70% e mbetur 20 ditë përpara nisjes së udhëtimit.

6.2. Mënyra e pagesës

–Cash

–Transfertëbankare

– Kartë krediti ose debiti +1.5% e vleres si shpenzime bankare per transaksionin e kryer.

– Transferim ndërkombëtar parash (Western Union, MoneyGram etj.) kostot dhe komisjonet e transfertes mbulohen totalisht nga klienti.

 

Anullimet

7.1. Në rast se Agjensia ka parashikuar një numër minimal pjesëmarrësish për organizimin e paketës, atëherë  ka të drejtë të anullojë udhëtimin nëse ky numër nuk është arritur. Konsumatori do të njoftohet për këtë anulim 10 ditë përpara nisjes së udhëtimit.

7.2. Agjensia mund ta anullojë udhëtimin edhe për shkak të ndonjë force madhore (termet, permbytje, sulm apo trazira politike ne destinacion apo ne vend etj)

7.3. Agjensia eshte e detyruar te anulloje cdo pakete apo akomodim te marre nga nje operator tjeter ne rastet kur realizimi i sherbimit eshte i paarritshem per arsyet e poshtepermendura: a- falimentimi i kompanise ajrore me te cilen eshte planifikuar fluturimi ne destinacion. b- per arsye lokale mbyllja e hotelit ne te cilin eshte planifikuar qendrimi dhe strehimi i klienteve ( ne raste piku te sezonit akomodimi eshte i pamundur ne hotele te tjera). c- kur operatori organizator i turit per shkaqe te ndryshme nderpret aktivitetin e tij ekonomik dhe juridik.

7.4. Në rastet e anullimeve nga ana e organizatorit apo agjensise te lartpermendura, konsumatorit i njihen të drejtat e përcaktuara në pikën 10.3. të kësaj kontrate.

7.5. Konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalitet deri në datën e komunikuar nga agjenti në varesi te paketës së përzgjedhur.

7.5. Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata në kapërcim të afateve te komunikuara, atëherë ai detyrohet të kompensojë agjencinë për shpenzimet e kryera në varësi të ofertës përkatëse.

7.6. Kushtet e mesiperme te anullimit nuk do te meren parasysh per te gjitha sherbimet e akomodimit apo te paketave turistike ne rastet kur bien ndesh me kushtet e rezervimit te minutes se fundit, te shitjes se vendeve te fundit, apo kur bien ndesh me kushtet e vecanta te hoteleve te cilat jane pranuar nga klienti perpara se te rezervoje online.

 

Transferimi i paketës nga konsumatori tek një person i tretë

8.1. Klienti ka të drejtë të transferojë paketën tek një person i tretë jo më vonë se 10 ditë përpara nisjes së udhëtimit ose jo më pak se dy ditë nga moment i rezervimit.

8.2. Klienti mund ta transferoje rezervimi e tij tek nje i trete brenda dy diteve pa asnje penalitet apo pagese shtese me kusht qe personi i trete te kete te njejtat karakteristika si ai i meparshmi ( numer personash, moshe femijesh nese ka).

8.3. Konsumatori ka detyrimin të njoftojë organizatorin për faktin se ai e ka transferuar paketën e vet te një palë e tretë jo më vonë se 10 ditë përpara nisjes së udhëtimit ose jo më pak se dy ditë nga moment i rezervimit duke njoftuar emrat e saktë te udhëtarëve zëvendesues. Në rast të kundërt transferimi nuk mund të kryhet. Gjithashtu klienti nuk mund te transferoje pa konfirmimin e agjensise rezervimin e kryer kur numri i personave apo mosha e femijeve (nese ka) eshte i ndryshem nga ato te rezervimit te pare i cili konsiderohej i konfirmuar.

8.4. Konsumatori dhe personi i tretë të cilit i është transferuar paketa e udhëtimit janë solidarisht përgjegjës për pagimin e çmimit përfundimtar të paketës si dhe çdo kosto shtesë që rrjedh nga ky transferim.

8.5. Agjensia rezervon te drejten te aplikoje kushte te tjera transferimi ne rast rezervimi te minutes se fundit apo te vendeve te fundit ne pakete apo akomodim. Keto kushte duhet me doemos te jene pranuar nga klienti ne momentin e rezervimit.

Detyrimet e Agjensisë për informacionin parakontraktor

9.1. Përpara lidhjes së kontratës, përvec detyrimeve të përcakuara në nenin 47 të ligjit 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve dhe detyrimeve të përmbajtura në pikën 3 të VKM nr. 65, datë 21.1.2009 “Për kontratat e paketave të udhëtimit”, agjensia i siguron konsumatorit, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, një informacion të përgjithshëm për kërkesat e zbatueshme për vizat dhe pasaportat, veçanërisht, për afatet kohore për pajisjen me to.

 

Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit

9.2. Përpara lidhjes së kontratës Organizatori duhet t’i sigurojë konsumatorit edhe informacion për formalitetet shëndetësore, për udhëtimin dhe qëndrimin.

9.3. Përpara lidhjes së kontratës, organizatori duhet të njoftojë konsumatorin, me shkrim, për të gjitha kushtet e kontratës, si dhe t’i japë atij një kopje të këtyre kushteve.

 

Detyrimet e organizatorit përpara nisjes së udhëtimit

10.1. Pas lidhjes së kontratës, por jo më vonë se 1 ditë përpara udhëtimit, agjensia ka detyrimin të njoftojë me shkrim konsumatorin për sa më poshtë:

10.1.1. Emrin e shoqërisë, adresën dhe numrin e telefonit të përfaqësuesit të tij vendor në vendin që do të vizitohet dhe, në mungesë të një përfaqësuesi, të dhëna për të kontaktuar agjensitë vendore, të vendit që do të vizitohet, të cilat mund t’i japin asistencë konsumatorit, nëse ndodhet në vështirësi. Në rast mungese të agjensive të tilla vendore, konsumatorit duhet t’i jepet një numër telefoni emergjence ose çdo informacion tjetër, që i mundëson atij të kontaktojë agjensinë.

10.1.2. Oraret dhe vendet e ndalesave të ndërmjetme dhe të pikave lidhëse të udhëtimit, si dhe hollësi për vendet, që do të zihen nga udhëtari, si kabina ose shtrati në anije, ndarjet e fjetjes në tren.

10.1.3. Kontratën e sigurimit që organizatori ka lidhur me një shoqëri sigurimi, në përmbushje të kontratës së paketës së udhëtimit, sipas pikës 14.3 të kësaj kontrate.

10.1.4. Për mundësimin e kontaktimit të drejtpërdrejtë me të miturin ose me personin përgjegjës për të miturin, në vendin e qëndrimit, në rast të udhëtimit ose qëndrimit jashtë Shqipërisë të të miturve. [Sipas rastit nëse ka një të mitur në udhëtim]

10.1.5. Në rast se sigurimi shëndetësor në udhëtim nuk është i përfshirë në çmimin përfundimtar të paketës së udhëtimit, agjensia i rekomandon konsumatorit të lidhë një kontratë sigurimi e cila mbulon:

10.1.6. Kostot e asistencës përfshirë riatdhesimin, në rast aksidenti ose sëmundje.

10.2. Nëse përpara nisjes, Agjensia vëren se është e detyruar të kryejë ndryshime të rëndësishme në ndonjërën nga kushtet thelbësore të kontratës së paketës së udhëtimit, apo të rrisë çmimin në një masë më të lartë se 5% të çmimit përfundimtar të rënë dakord mes palëve, duhet të njoftojë, sa më shpejt të jetë e mundur, konsumatorin, për t’i mundësuar atij marrjen e vendimeve të duhura dhe, në veçanti:

10.2.1. Pranimin e një shtojce në kontratë, duke specifikuar ndryshimet e bëra dhe ndikimin e tyre në çmim.

10.2.2. Heqjen dorë nga kontrata, pa penalizim, duke njoftuar agjensinë brenda dy ditëve nga marrja e njoftimit por jo më vonë se dy ditë përpara ditës se nisjes.

10.3. Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata sipas përcaktimeve të mësipërme, ose nëse, për çfarëdo shkaku, me përjashtim të fajit/gabimit të konsumatorit, apo nëse organizatori anullon paketën përpara datës së nisjes, për të cilën është rënë dakord, konsumatorit i lind e drejta të zgjedhë njërën nga mundësitë e mëposhtme:

10.3.1. Ofrimin e një paketë zëvendësuese, ekuivalente ose të një cilësie më të lartë, kur agjensia është në gjendje t’ia ofrojnë.

10.3.2. Ofrimin e një pakete udhëtimi zëvendësuese, me një cilësi më të ulët. Në një rast të tillë agjensia duhet t’i kompensojnë konsumatorit diferencën e çmimit ndërmjet paketës së udhëtimit të anuluar dhe asaj të ofruar.

10.3.3. Kthimin e të gjithë shumës së paguar nga konsumatori, sipas kontratës së paketës së udhëtimit, brenda 7 ditëve nga data e dhënies së njoftimit për heqjen dorë.

10.3.4. Në të kundërt konsumatorit i lind e drejta të kërkojë kompensim nga organizatori, për të gjitha dëmet, materiale dhe jomateriale, përveç parashikimeve të përcaktuara në pikën 7, 12.1 dhe 12.2. të kësaj kontrate.

 

Detyrimet e agjensisë pas nisjes së udhëtimit

11.1. Organizatori detyrohet të përmbushë në mënyrë korrekte dhe tërësore të gjitha shërbimet që përmbahen në pikën 4 të kësaj kontrate, pavarësisht se nënkontraktorë apo furnitorë të ndryshëm janë ngarkuar me detyrimet përkatëse.

11.2. Në rast se pas nisjes, një pjesë e rëndësishme e shërbimeve të kontraktuara nuk sigurohet, ose agjensia kupton, se nuk mund të sigurojë një pjesë të rëndësishme të shërbimeve, që duhet të ofrohen, agjensia merr masa alternative, të përshtatshme, pa kosto shtesë për konsumatorin, për vazhdimin e paketës së udhëtimit, dhe kompenson konsumatorin për diferencën, ndërmjet shërbimeve të parashikuara dhe atyre të siguruara realisht, në të kundërt konsumatori mund të kërkojë kompensim për shpenzimet shtesë, që ka kryer.

11.3. Kur është e pamundur marrja e masave të duhura si më sipër, ose kur këto masa, për shkaqe të arsyeshme, nuk janë të pranueshme nga konsumatori, organizatori duhet:

11.3.1. T’i sigurojë atij, pa kosto shtesë, me një transport ekuivalent, kthimin në vendin e nisjes ose në një pikë tjetër kthimi, për të cilin konsumatori bie dakord.

11.3.2. Në të kundërt, agjensia detyrohet të dëmshpërblejë konsumatorin për dëmet e shkaktuara.

Kufizimet e përgjegjësisë së Agjensisë

12.1. Agjensia shkarkohet nga përgjegjësia për të kompensuar ndonjë dëm pasuror apo jopasuror që ka pësuar konsumatori në rastin kur anullon paketën e udhëtimit për shkak:

12.1.1. Se nuk është arritur numri minimal dhe konsumatori ka qenë informuar siç duhet nga agjensia për anulimin brenda afatit të përcaktuar në pikën 7.1 të kësaj kontrate;

12.1.2. Të forcës madhore.

12.2. Organizatori nuk është përgjegjës në rast se mospërmbushja e plotë ose e pjesshme e detyrimeve të tij rrjedhin për shkak të:

12.2.1. veprimeve të konsumatorit;

12.2.2. veprimeve të një pale të tretë, që nuk ka lidhje me ofrimin e shërbimeve të kontraktuara, të cilat janë të paparashikuara ose të pashmangshme;

12.2.3. një rrethane të një force madhore ose një ngjarjeje, të cilën organizatori dhe/ose nënkontraktorët e tij, me gjithë kujdesin e duhur, nuk mund ta parashikonin a ta parandalonin.

12.2.4. Agjensia nuk eshte pergjegjese nese sherbimi i mare nga nje operator apo hotel publikon dhe posedon kushte dhe detyrime qe bien ndesh me ato te pergjithshme te publikuara nga Happy Tours Travel sh.p.k. Ne rast te nje rezervimi te ndonje hoteli apo vile etj, perparesi kane kushtet e vecanta te hotelit apo viles etj, me pas vijne kushtet e pergjithshme te publikuara nga agjensia. Asnje rezervim nuk mund te perfundohet me sukses nga secili klient pa konfirmuar kushtet dhe detyrimet e atij rezervimi, kjo eshte e siguruar dhe ruajtur teknikisht ne faqen tone online.

 

Të drejtat dhe detyrimet e klientit

13.1. Klienti është i detyruar të paguajë çmimin përfundimtar sipas mënyrave dhe kushteve të përcaktuara në kontratë

13.2. Klienti është i detyruar të paguajë kompensim ndaj organizatorit në rast se nuk respekton afatet e anulimit sipas përcaktimeve të pikës 7 të kësaj kontrate.

13.3. Heqja dorë e klientit nga kontrata, sipas pikave të mësipërme, bëhet me shkrim tek agjensia ose nepermjet postes elektronike tek reservation@happytours.al përpara nisjes.

13.4. Ndonjë detyrim tjetër sipas rastit, rrethanave dhe politikave të agjensise si p.sh: Klienti është i detyruar të sillet në mënyrë korrekte dhe sipas rregullave ligjore, administrative dhe etike të vendit pritës ku organizohet udhëtimi, sipas udhëzimeve të organizatorit, në rast të kundërt ai detyrohet të dëmshpërblejë agjensinë për ndonjë dëm që rrjedh nga mosrespektimi i këtij detyrimi.

13.5. Konsumatori ka detyrimin të njoftojë me shkrim, ose në një mënyrë tjetër të përshtatshme teknike që siguron mundësinë për riprodhim, për çdo mospërmbushje të kontratës së paketës turistike, të cilën ai e dallon në vend, furnizuesin e shërbimit në fjalë dhe agjensinë, me mundësinë më të parë.

13.5.1. Në këtë rast furnizuesi i shërbimit në fjalë dhe agjensia apo përfaqësuesi vendor duhet të marrin menjëherë masat e nevojshme, për të kënaqur konsumatorin, brenda periudhës më të shkurtër të mundshme kohore dhe të gjejnë zgjidhjen e përshtatshme.

13.6. Konsumatori ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblimet sipas përcaktimeve të kësaj kontrate.

Ndihma e detyruar dhe Sigurimi

14.1. Në rast se konsumatori ndodhet në vështirësi për shkak të mospërmbushjes së plotë a të pjesshme të kontratës jo për faj të agjensisë, sipas parashikimeve të pikës 13.2.2. dhe 12.2.3. të kësaj kontrate, atëherë organizatori i paketës së udhëtimit detyrohet t’i japë ndihmën e menjëhershme konsumatorit në vështirësi.

14.2. (Sipas rrethanave dhe politikave të organizatorit, p.sh.: Ndihma konsiston në dhënien e udhëzimeve, direksioneve, orientimeve gjeografike, adresave të ndryshme të institucioneve të ndihmës së shpejtë, shëndetsore apo konsulatave si dhe çdo veprim tjetër të përshtatshëm me rrethanat e rastit.)

Ankesat

15.1. Përfshirë rastin e përcaktuar në pikën 13.6. të kësaj kontrate, konsumatori ka të drejtë të ankohet tek agjensia, për çdo mospërmbushje të kontratës, brenda afatit prej një ditësh nga përfundimi i udhëtimit.

15.2. Agjensia detyrohet të shqyrtojë ankesën dhe të kthejë përgjigje brenda afatit prej dy ditësh nga marrja dijeni për ankesën.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

16.1. Palët në kontratë do të përpiqen të zgjidhin me mirëkuptim çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre, në rast të kundërt i drejtohen ndërmjetësimit, arbitrazhit etj. ose juridiksionit gjyqësor.