• Overview
  • Trip Includes
  • Trip Excludes
  • Booking
Hoteli Sunshine Corfu me 4 yje ndodhet në Nissaki në një zonë mbreslënëse dhe shumë të bukur të Korfuzit. Hoteli është ndërtuar në vitin 1977, rikonstruksioni i hotelit dhe i dhomave është bërë në vitin 2008. Vendndodhja Sunshine Corfu është i vendosur në Nissaki, 25 km në veri nga "qyteti i vjetër" i ishullit. Kompleksi shtrihet në një kodër, rrethuar me ullishte dhe pisha. Ai është ndërtuar në formë amfiteatri dhe përmban një plazh privat me guralecë. 527 dhomat në Sunshine Vacation Club Corfu janë të pajisura plotësisht me të gjitha objektet për pushime komode Hoteli ndodhet: - 25 km. larg Aeroportit të qytetit të Korfuzit “Ioannis Kapodistrias”; - Ndodhet në plazh; - 500 metra larg fshatit Nisaki; - 25 km. larg portit të Korfuzit; Karakteristikat e dhomave Dhomat janë të dekoruara me shije dhe kanë pamje nga deti, ballkoni ose tarraca, ajër të kondicionuar, TV satelitor, kasafortë, radio, frigorifer, dush dhe tharëse flokësh. Ju mund të zgjidhni mes një dhomë hoteli dhe një bungalow. Sunshine Corfu ju ofron një zgjedhje të tre restoranteve, ku ju mund të shijoni një shumëllojshmëri të menuve të ndryshme duke filluar me restorantin kryesor me bufe ushqimesh të nxehta dhe të ftohta. Paketë All Inclusive përfshin një darkë një herë në javë në Asian Orchard, që shërben specialitete aziatike dhe Zorbas, taverna tradicionale greke ku ju do të gjeni muzikë live dhe specialitete nga e gjithë Greqia. Snack Bar shërben ushqime të lehta per të plotësuar preferencat në ngrënie. Pijet shërbehen nga bari kryesor dhe bari në pishinë. Pishinat janë fokusi kryesor i hotelit pajisura me tarraca të gjera dielli, ku klientët mund të freskohen në pishinën e aktivitetit ose në pishinën relaksuese. (Disa objekte janë me një pagesë shtesë dhe paguhen në nivel lokal) Aktivitete të tjera Objektet e ndryshme të argëtimit dhe kohës së lirë janë në dispozicion të klientëve. Klubi i shëndetit, lojrat në pishinë, sportet e ujit, fusha tenisi, gjuajtje me hark. Zgjedhjet vijojne nga kurset e gatimit deri tek mësimet e gjuhës greke apo relaksi gjatë trajtimit të fytyrës. Në mbrëmje ritmi i ditës zëvëndësohet me muzikën live, netët greke, shfaqje të ndryshme dhe disko. Për fëmijët, hoteli ofron një program të plotë të aktiviteteve, një zonë lojrash dhe një pishinë.(Disa objekte janë në një pagesë shtesë për t'u paguar në nivel lokal) Më Shume Detaje: Koncepti “All Inclusive “ përfshin:
  •  Mëngjesin bufe, Drekën dhe Darkën
  •  Pijet e vendit alkoolike si Uzo, Raki dhe pije jo alkoolike
  • Pool Bar ku mund te shijoni birrë në kriko, pije të ndryshme të lehta, kafe, verë vendi, etj
Gjithashtu Hoteli ofron:
  •  Kënd Interneti
  • Restorant a la carte
  •  Sistem zgjimi
  • Amfiteatër ku zhvillohen netët tamatike
  • Pastrim dhome
  • Zvendësim peshqiresh dhe çarçafësh
  • Ajër të kondicionuar ne zonat e përbashkëta
  •  Shezllone dhe çadra për detin dhe pshinën; *(me pagesë vetëm shezllonet e plazhit)
  • Akomodimi ne hotel
  •  Sherbimi all inclusive
  • Taksa e turistit paguhet ne hotel
  • Transporti vajtje - ardhje
Please wait...