• Overview
  • Trip Includes
  • Trip Excludes
  • Booking
DITA 1 :TIRANË - ELBASAN - SHKUP - BANSKO Nisemi nga Tirana në orën 05:00 ( Coffe Flora ) dhe nga Elbasani në orën 06:00 (ish- turizmi) drejt pikës doganore të Qafë Thanës. Pasi kryejmë procedurat doganore vazhdojmë drejt Shkupit, ku gjatë ndalesës do të kemi mundësi të vizitojmë disa nga pikat kryesore atraktive dhe të konsumojmë drekën. Pas pushimit të drekës vazhdojmë rrugën drejt pikës doganore të Gueshevos. Pasi kryejmë procedurat doganore vazhdojmë drejt qytetit të Banskos. Mbërritja dhe akomodimi në hotel. Darka në hotel. DITA 2 :BANSKO Pas konsumimit të mëngjesit në hotel, jemi gati për të filluar aktivitetin e skive. Bansko ofron një larmi pistash për ski të cilat përputhen me shijet dhe aftësitë e gjithësecilit. E gjithë sipërfaqja e skive është e mbuluar me borë të bollshme, e cila garanton edhe mbulim të mjaftueshëm prej dhjetorit deri në maj. Instruktorë të kualifikuar skish, të aftë të komunikojnë në gjuhë të ndryshme, vijnë në ndihmë të turistëve të cilët vijnë me një qëllim – të shijojnë në maksimum kënaqësinë e të bërit ski. Darka ofrohet në hotel. Gjatë qëndrimit në hotel, do të keni mundësi të përdorni edhe pishinën dimërore, saunat dhe dhomën e avullit. DITA 3 : BANSKO - SHKUP Pasi konsumojmë mëngjesin në hotel do të kryejmë vizita rreth Banskos. Nisim rrugën e kthimit drejt Shkupit. Darka e lirë. DITA 4 : SHKUP - ELBASAN - TIRANE Pas konsumimit të mëngjesit vizitojmë qendrat më atraktive të qytetit ku do të vizitojmë shtëpinë e Nënë Terezës, për të kaluar më pas tek sheshi i shatërvanëve “Aleksandër i Madh”, ura e Artistëve, Blloku i Muzeve, Çarshia e Vjetër dhe tek Kalaja e qytetit etj. Më pas nisemi drejt Shqipërisë.
  • Transporti vajtje - ardhje
  • Akomodimi në hotel përfshirë mëngjeset dhe darkat ( Bansko)
  • Guidë shoqëruese
  • Lëvizjet në të gjitha destinacionet
  • Drekat
  • Gjithçka që nuk është përmendur në program
Please wait...