• Overview
  • Trip Includes
  • Trip Excludes
  • Booking
Hoteli Oasis me 3 yje ndodhet në Perama, në qendër të Ishullin të Korfuzit,  në pjesën perëndimore të tij. Pozicioni i hotelit j’u lejon të shkoni në çdo pjesë të ishullit për një kohë shumë të shkurtër për shkak se është në qendër të ishullit.  Perama është  një fshat piktoresk dhe  i mbushur me gjelbërim. Në Perama, do mund të gjeni restorante, bare, kafe të ndryshme, mini-markete si dhe Agjensi të ndryshme që ofrojnë makina ose motorra me qera. Shërbimi urban Ka një linjë autobusi, e cila ju çon nga qëndra e qytetit deri te porta e hotelit. Distancat Qyteti i Korfuzit është 7,5 km Pallati Achilion është 2 km Aeroporti është 6 km Fshati piktoresk i Benitses është 4 km në jug Kodrat Kanoni 1 km Porti 8 km Akomodimi Dhomat e hotelit kanë 180 shtretër në godinën kryesore dhe në Bungalows. Dhomat disponojnë:
  • Sistem qëndror kondicionimi
  • Ajër të kondicionuar
  • Minibar
  • Televizor
  • Tharëse flokësh
  • Linjë telefonike direkte
  • Internet wireless për dhomat brenda zonës së WiFi
  • Ballkon me pamje nga deti mbi gjirin e Pontikonisit. Gjithashtu hoteli ka pamje nga kopshti si dhe nga pishina
  • Dritare me dopjo xham, të izoluara ndaj zhurmave vetëm për godinën qëndrore
  • Restorantet dhe pijet
Në hotelin Oasis do të gjeni:
  • Barin e Pishinës ku do mund të shijoni pije të freskëta ose snacks të ndryshme nën hijen e palmave
  • Barin e Plazhit, i cili është i hapur vetëm gjatë kulmit të sezonit veror dhe shërben pije të ndryshme dhe snacks
  • Bari i Brendshëm, i cili është i haput atëherë kur kushtet e motit nuk të lejojnë për të qëndruar në baret e tjera, të jashtme të hotelit. Në këtë bar është i disponueshëm një televizor plasma me antenë satelitore
  • Restoranti me hapësira të brendshme dhe të jashtme për mengjesin dhe vaktet e tjera kur do mund të qetësoheni dhe të mund të keni disa momente relaksi mbi gjirin e mrekullueshëm të Pontikonisit dhe mbi detin Jon. Vakte për vegjerarianët dhe për diabetikët janë të disponueshme nqs i porosisni.
Shërbimi në dhomë funksinon nga ora 10 – 19 dhe nga 21 – 23. Hoteli Oasis ofron një shërbim në dhomë të kompletuar dhe gjithpërfshirës, i cili mund të ofrohet në shumicën e dhomave për të shijuar një kafe ose një snack të vogël madje edhe të gjithë vaktin. S’është e nevojshme që ta lini dhomën tuaj… vetëm nqs e dëshironi këtë. Failitetet e Hotelit
  • Recepsion 24 orë në ditë, nga ku mund t’ju ofrohen dhe të merrni informacion për shërbime si: makina ose motorra me qera, këmbim valute, kasafortë, shërbim postar, informacione të përgjithshme, telefon, kënd interneti si dhe internet me bazë të gjerë (broadband)
  • Internet pa kabëll falas, që mbulon zonën e pishinës, restorantin, baret, recepsionin dhe shumicën e dhomave.
  • Shërbime printimi me një çmim shumë të ulët për klientët tanë
  • Parkim privat falas për makinat dhe motorrat
  • Shërbime estetike për zonjat që akomodohen në hotel në bashkpunim me një Sallon Bukurie – parukeri. Thjesht, kërkoni për transport falas nga hoteli për te salloni i bukurisë ose ta keni atë shërbim në dhomën tuaj
  • Bashkpunim me një Palestër, e cila gjendet rrugës për në qytetin e Korfuzit
  •   Mundësi për të punësuar baby sitter për ata që dëshirojnë që t’ju mbajnë fëmijët
  • Netë tematike (Netët Greke dhe ndërkombëtare me kërcim), të organizuara nga një grup kërcimtarësh profesionist
  • Dhomë me antenë satelitore
  • Plazh privat me dush, çadra deti dhe shezllone. Pranë hotelit do mund të gjeni një plazh zallor me rërë
  • Pishinë me ujë të freskët
  • Kënd lojrash për fëmijët
*Disa nga këto shërbime janë me pagesë dhe do duhet të pyesni në hotel se cilat janë ato qe janë falas dhe cilat do duhet t’i paguani.
  • Akomodimi ne hotel
  •  Sherbimi  mengjesi dhe darka
  • Taksa e turistit paguhet ne hotel
  • Transporti vajtje - ardhje
Please wait...