• Overview
  • Trip Includes
  • Trip Excludes
  • Booking
Hotel Kanali me 3 yje ndodhet në zonën që quhet Kanali, në Preveza. Hoteli ndodhet:
  • 12 km nga qendra e qyteti, shumë afër Autostradës kombëtare “Egnatia” që lidh Prevezën me Igumenicën;
  • 16 km larg nga Aeroporti i Aktio;
  • 200 metra larg nga ujërat e kristalta dhe të pastërta të detit Jon.
Hoteli ka akses në qytetin e Prevezës, si dhe gjithashtu në zonat kryesore arkeologjike si ajo e Nikopolis, Nekromanteion e Acheron si dhe teatri antik i Dodonës. Hoteli është i rrethuar nga një kopësht i gjelbëruar në një stil tradicional të Epirit. Hoteli Kanali është i njohur te të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë pushime të qeta dhe pa shumë zhurmë, të shijojnë një mbrëmje me një gastronomi të pasur të kuzhinës Greke dhe ndërkombëtare nën dritën e yjeve të verës. Hoteli ndodhet vetëm 200 metra nga ujërat e kristalta të detit Jon me plazhe, të cilat shkojnë deri në Igumenicë, duke j’u dhënë mundësinë për të vizituar disa plazhe si ai i Monolithi, Kanali, Kastrosikiá, Ligia, Vlahos, parga, dhe disa të tjera. 41 dhomat e hotelit janë të dekoruara në mënyrë të atillë që t’ju ofrojnë një atmosferë qetësie dhe harmonie, duke j’u siguruar një qëndrim në total të jashtëzakonshëm. Facilitetet e Hotelit Hoteli Kanali j’u ofron klientëve te tij shumë mundësi dhe alternativa për t’u qetësuar dhe për t’u argëtuar si: restorant – tavernë, gjithashtu e disponueshme edhe në kopshtin e hotelit, e cila është me pamje nga deti Jon. Gjithashtu në Hotel do mund të gjeni një Café – Snack Bar, i cili është i hapur që në mëngjes për t’ju shërbyer klientëve por edhe vizitorëve që vijnë për te Parku ujor, i vetëm në zonën e Epirit. Akuaparku i hotelit konsiston në:
  • 5 Rrëshqitëse të ujit për të rritur
  • 4 Rrëshqitëse uji për fëmijët
  • 4 Pishina për të notuar
  • Jacuzzi për qetësim maksimal
Për më tepër, Hoteli Kanali ka 2 fusha futbolli me bar natyral, 6x6 dhe 8x8. Akoma hoteli ka fushë tenisi, basketbolli, ping-pongu, lojra elektronike, kënd internet, kënd lojrash, 2 hapësira për parking. Më Shume Detaje: Koncepti All Inclusive Light: Mëngjesi, Dreka dhe Darka - Bufe në Restorant me Pije të limituara: Ujë dhe Pije jo Alkoolike për Fëmijë ose një Birrë Lokale ose një Gotë Verë të Shtëpisë. Kujdes:
  1. Pijet janë të përfshira vetëm gjatë Mëngjesit, Drekës dhe Darkës në Restorant.
  2. Dhomat Standarte kanë 1 krevat dopio dhe 2 krevatë marinari. Klientët që akomodohen 3 të rritur dhe 1 fëmijë, duhet të pranojnë akomodimin në këto krevate.
  • Akomodimi ne hotel
  • Sherbimi mengjesi dhe darke
  • Taksa e turistit paguhet ne hotel
  • Transporti vajtje - ardhje
Please wait...